“PPP-të bomba me sahat për ekonominë”/ Ish-deputeti i LSI: Çfarë thotë Moody’s në vlerësimin e fundit për Shqipërinë

Jul 12, 2020 | 10:28
SHPËRNDAJE

Ndryshe nga se thotë Ministria e Financave, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thotë se vlerësimi i fundit i Moody’s për Shqipërinë thotë se ekonomia e vendit konsiderohet me rrisqe të larta.

Perparim-Spahiu-Panorama

Sipas tij, kjo agjenci kritikon qeverinë për mungesë të vullnetit për të luftuar krimin e organizuar, ndërsa PPP konsiderohen si “bomba” me sahat për ekonominë

Reagimi i plotë:

Shërbimi Moody’s u siguron investitorëve vlerësime të kredisë, analiza të riskut dhe hulumtime për aksionet, obligacionet dhe entitetet qeveritare.

Çdo vlerësim negativ i tij çon automatikisht në rritje të kostove të borxhit deri në ekstremin e pamundësimit për t’u kredituar.

Vlerësimi i fundit i Moody’s për Shqipërinë shprehet se ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta, ku qeveria kritikohet për mungesë vullneti për të luftuar krimin e organizuar, ku borxhi i lartë dhe PPP konsiderohen si “bomba” me sahat për ekonominë, nuk është më lajm për ne shqiptarët, por lajm për të gjitha institucionet financiare kredituese.

Pra, korrupsionit qeveritar, vjedhjes me PPP e tendera të fshehtë madje dhe me ndihmat për pandeminë, humbjeve të miliona eurove në gjygje për teka të Kryeministrit, humbjeve nga gjygjet e fituara nga punonjës të administratës pushuar padrejtësisht, shpenzimeve fasadë që nuk prodhojnë asgjë, i shtohen edhe kosto më të larta të buxhetit për t’u kredituar.

Ky vlerësim negativ noterizon qeverijsen më të keqe që ka pasur vëndi në 30 vitet e fundit demokraci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura