“Pothuajse vdiq”- Bebe Rexha flet për gjendjen shëndetësore të njeriut të afërt të infektuar me Covid-19 dhe zbulon se spitalet në Amerikë…

Dec 16, 2020 | 10:09
SHPËRNDAJE

Bebe Rexha zbuloi dje se tezja e saj është prekur nga Covid-19 dhe se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

bebe rexha

Nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare, denoncoi edhe gjendjen alarmante në spitalet e Amerikës.

bebe rexha (1)

Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Pothuajse vdiq mbrëmë.

E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere.

Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit derisa nuk je duke vdekur’”, ka shkruar Bebe në një postim në “Twitter”.

bebe rexha (1)

Më pas në një tjetër postim ajo ka treguar se ka mbetur e habitur pasi një doktoreshë ka zbuluar se në spitale nuk ka mjete dhe kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar gjithë të sëmurët me Covid-19.

bebe rexha (2)

Sipas Dr. Christina Ghaly, drejtoreshë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të qarkut L.A, kishte vetëm 370 shtretër spitalorë për qarkun prej 10 milion njerëzish. Disponueshmëria e ICU (njësi e kujdesit intensiv) ishte edhe më e keqe, me vetëm 56 të tilla të mbetura”, shkroi këngëtarja.

bebe rexha (7)

Më pas ajo është shprehur se ndihet shumë e frikësuar për këtë fakt.

Bebe ka treguar më parë se edhe prindërit e saj e kanë kaluar koronavirusin, gjatë kohës që gjithë bota ishte në izolim total.

bebe rexha (4)

Fatmirësisht, ata e kaluan lehtë sëmundjen, por tashmë Bebe është e shqetësuar për fatin e të afërmve të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura