Begaj e uroi për fitoren, presidentja e re maqedonase e falënderon shqip: Ju ftoj të punojmë së bashku në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për integrimin në BE

May 9, 2024 | 21:14
SHPËRNDAJE

Gordana Siljanovska Davkova, Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut,  komunikon shqip me Presidentin Begaj.

begaj me homologen e rmv

Pak orë pasi ky i fundit uroi Zonjën Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen në krye të shtetit me anë të një postimi në platformën X, Presidentja e Maqedonisë së veriut reagoi në shqip.

Ajo ftoi Presidentin e Shqipërisë për bashkepunim mes dy vendeve dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.

“I nderuar President Begaj. Çelsi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në zhvillimin e bashkëpunimit tonë rajonal. Ju ftoj së bashku të punojmë në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare si dhe në integrimin tonë evropian”, kështu shkruan Presidentja e Maqedonisë së Veriut në përgjigje te urimit në anglisht të Presidentit Begaj.

9f1fe3dc-504e-44f4-9ea0-1af9cbdf28fa (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura