Postimi në “Twitter”, shikoni si u parashikua vdekja e legjendës Kobi Brajant

Jan 27, 2020 | 8:26
SHPËRNDAJE

Lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobi Brajant ka tronditur opinonin e gjerë botëror.  Ndërkohë ajo që po shokon të gjithë është një postim në “Twitter” i vitit 2012 në të cilën parashikohet saktë vdekja e Brajant.

121207122711-kobe-bryant-smile-120712_1280x720-600x360

Brjant vdiq ditën e diel në një përplasje me helikopter, ku bashkë me të ishte dhe vajza e tij 13-vjeçare. Tashmë gjëra të çuditshme po fillojnë të dalin në pah, si ajo e një përdoruesi të Twitter që kishte parashikuar vdekjen e legjendës së basketbollit në vitin 2012.

”Kobe do të vdes në një përplasje me helikopter”, kishte shkruar personi i njohur në rrjetin social Twitter si ”Noso”. Ky postim është bërë viral në rrjet, duke mbartur shumë enigma.

image-3 (1)

Por pasi i parashikoi vdekjen në vitin 2012, “Noso” ka bërë edhe një reagim kur ka marrë vesh lajmin e vdekjes së Kobi Brayant.

“Një pjesë e shpirtit tim ka vdekur sot. Kobi ishte dhe është një pjesë e madhe e jetës sime. Ai solli kaq shumë gëzim, dashuri, buzëqeshje dhe tani lot dhe dhimbje. Idol. Mentor. Hero. Përgjithmonë legjendë. RIP Kobi dhe Gigi.”

twitter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura