“Postblloqet e policisë janë skandaloze”/ Deputeti demokrat për ndryshimet në Kodin Rrugor: Ja propozimet që bëri PD-ja

Mar 17, 2023 | 19:07
SHPËRNDAJE

Parlamenti miratoi një ditë më parë disa ndryshime në Kodin Rrugor të cilat konsistonin në uljen e gjobave apo edhe për unifikimin e shpejtësisë maksimale për mjetet në autostrada.

Në një intervistë për “Panorama TV”, deputeti demokrat, Lefter Gështenja renditi disa nga propozimet e opozitës lidhur me këto ndryshime.

Ai deklaroi se Shqipëria duhet të bëjë edhe ndryshime të tjera në Kodin Rrugor për t’i përafruar me standardet europiane.

Gështenja: Ndryshimi i parë nga ana jonë ishte ulja e gjobave. Sot në Kodin Rrugor, gjobat variojnë nga 250 lekë deri në 2 mln lekë të vjetra. Gjoba më e lartë është 6fishi i pagës minimale. Propozuam uljen e gjobave me 50%, me kushtin që këto gjoba duhet të paguheshin brenda 15 ditëve. Çdo qytetar të kishte mundësinë ta paguajnë brenda 15 ditëve.

Pikë tjetër ka të bëjë me parkingjet. Ne kërkuam që parkingjet në rrugët e bashkive të mos jenë me pagesë. Por 50% e parkingjeve të jenë pa pagesë. Është e pakuptueshme. Bashkitë nuk kanë shprehur, kërkuam prezencë nga bashkitë por nuk erdhën. Nëse në Tiranë kemi 50 mijë parkingje, ne do kishim 25 mijë parkingje. Kemi kërkuar që për banorët rezidentë, të sigurohej parking falas.

Për rritjen e shpejtësisë. Ne themi unifikimin e shpejtësisë, limitin dhe maksimumin 130km/h për autostradat. Për ato segmente që janë projektuar apo do projektohen për autostrada. Nuk është e thënë që e gjithë autostrada të jetë me 130km/h. Kjo është për ta përshtatur me standardet europiane.

Ne propozuam që shkelësit e rregullave dhe penalizohen me heqje patente, të ketë mundësi për të paguar dyfishin e gjobës që merr për të rimarrë patentën. Kjo nuk vlen për rastet kur kemi heqje për alkoole apo aksidente me pasoja të rënda. Ulja e fuqisë motorike për të gjithë shoferët e rinj për 2 vitet e para. Këto kanë qenë ndryshimet kryesore. PS ka propozuar për rinovimin e afateve për marrjen e patentës. Unë mendoj që ky kod rrugor, shumë shpejt do kërkohet për t’u rishqyrtuar dhe për t’u përshtatur me standardet europiane.

Ne s’kemi mungesë legjislacioni, por nuk respektohet ligji. Edhe në rastin e aksidentit fatal, shpejtësia ishte shumë e lartë. Tabelat nuk ishin me 200km/h. Një pikë shumë e rëndësishme është që ne propozuam heqjen e postblloqeve në rrugët kombëtare. S’mund të vazhdojmë me këtë model. Vetëm në aksin Tiranë-Devoll, më ka rastisur 13 postblloqe policie në një ditë normale. Kjo është e papranueshme që ne të kemi këtë model kontrolli. Kontrolli të bëhet me objekte bashkëkohore.

U pranua që të hiqen këto postoblloqet dhe të monitorohen me pajisje inteligjente. Unë di që qeveria ka tenderuar shumë para për modernizimin e Policisë së Shtetit. Uroj që një ditë të kemi një model ndryshe. Është e turpshme që të kesh një model të tillë me kontrollet me postblloqet. Është skandaloze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura