Porti i Durrësit/ Ramën e mbulojnë djersët pas 53 minutave fjalim në Kuvend! Në siklet prej aferës 2 miliardë euro apo…?

Nov 24, 2022 | 15:16
SHPËRNDAJE

edi-rama-ne-kuvend-3-502x350Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim prej 53 minutash në Kuvend lidhur me portin e Durrësit, në fund të të cilit ka dalë “qull në djersë”.

Edhe këtë herë, Kryeministri nuk dha asnjë përgjigje apo argument mbi pikëpyetjet e shumta që e kanë shoqëruar këtë projekt, por ka zgjedhur përsëri të shajë dhe fyejë kundërshtarë politikë.

Pak minuta pasi është larguar nga Kuvendi, ai ka publikuar një fotografi në faqen e tij në Facebook ku ka hequr kostumin dhe prej këmishës së bardhë duket i djersitur. “Prapaskenë pas Kuvendit – I sapodalë nga zhytja në histori për #Durrësin2030”, shkruan Rama. Por përtej kësaj “prapaskene” të publikuar vetë prej tij, pyetjet që lindin janë të shumta.

A ka dalë Rama “qull” prej Kuvendit për shkak të aferës 2 miliardë euro?

A është djersitur kryeministri për shkak të gjendjes së tij ndoshta jo shumë të mirë shëndetësore?/BW

© Panorama.al

Te lidhura