Porti i Durrësit/ Basha: Projekt fantazëm i Edi Ramës! Provë korrupsioni pasi miraton ligje natën! Ja paralajmërimi i kryedemokratit

Jan 22, 2022 | 18:34
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit si projekt fantazëm.

Kryedemokrati zhvilloi këtë të shtunë një takim me demokratët e Durrësit, ku u shpreh se projekti i portit është një tjetër provë korrupsioni.

Basha thekson se për të hartuar këtë projekt, kryeministri Rama i bën punët natën, duke kaluar ligjet pa konsultim.

Kreu i PD-së gjithashtu paralajmëron se do të ndërmarrë hapat ligjorë në mënyrë që qeveria të mos tjetërsojë pronat e durrsakëve për të zhvilluar këtë projekt korruptiv.

“Pse është çështja e Portit të Durrësit kaq e prekshme? E para punës se është një tjetër provë korrupsioni. Nëse ti ke qëllim të ndërtosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh këtë qendër nuk i bën punët natën, nuk i kalon ligjet në mesnatë pa konsultim, nuk sjell këtu një sheikë, por del para durrsakëve e shpalos planin. Kjo është arsyeja pse PD dhe unë si kryetar kemi qenë kundër projektit të Portit të Durrësit  dhe do të hedhim të gjithë hapat ligjorë kushtetues, politikë që i ashtuquajturi projekt i Portit të Durrësit që që aktualisht është një projekt fantazmë i Edi Ramës me një grusht oligarkësh të mos të bëjë asnjë milimetër përpara. Jo se jemi kundër zhvillimit nuk bëhet pas kulisave, dhe në kurriz të pronave, të tokave, mbi padrejtësitë. Le ta dëgjojë edhe njëherë nga Durrësi  Rama dhe shokët e tij të babëzitur  që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë tjetërsimin e pronës që u takon durrsakëve dhe nuk do të lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve” – tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura