Policia sekuestron armë dhe asgjëson kanabis, në pranga dy persona një tjetër shpallet në kërkim. Detaje

Jul 10, 2020 | 10:05
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi kanë tentuar të kultivojnë kanabis.

arma

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Po ashtu në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.

Njoftimi i policise: 

Finalizohet operacioni i koduar “Dërmishi”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Sarandë.

Sekuestrohet edhe një armë zjarri pistoletë.

Vihen në pranga 2 shtetas, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq.

Policia ka vënë në pranga shtetasin S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura