Policia: S’do lejojmë asnjë tifoz me simbole të Kosovës dhe “Shqipërisë Etnike”

Oct 8, 2015 | 11:28
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka theksuar se ne stadiumin “Elbasan Arena”, ne ndeshjen Shqiperi-Serbi, nuk do te lejohen asnje veshje me simbole te Kosoves dhe Shqiperise etnike.

Images (1)
Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjen, do të lejohen vetëm këto veshje:

Shalli me flamurin Kuq e Zi

Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”

Flamuri Kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër.

Shalli me mbishkrimin “Plisat”

Nuk do të lejohen:

Banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”

Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës.

Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Harta Etnike”

Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”

Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.

Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura. Në të gjitha ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë banorë të këtyre të këtyre ambienteve dhe nuk do të lejohen persona të huaj të futen në to.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura