Policia mësyn për kontrolle në një lokal në kryeqytet, vë në pranga biznesmenin 29-vjeçar pas asaj që zbulohet

Feb 8, 2023 | 13:45
SHPËRNDAJE

Një djalë i ri u vu në prangat e policisë së Tiranës në operacionin e koduar “Pages”, pasi ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në lokalin e tij.

84d5d31e-a9bf-4216-9057-5efa73a41e6f“Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në një lokal, në rrugën “Besim Alla” ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kompjuter dhe një aparat celular, në të cilët ishin të hapura faqe bastesh sportive.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi M. T., 29 vjeç, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. V., 20 vjeç, punonjës në këtë lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kompjuteri dhe aparati celular”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

1cc1c279-3444-4231-bed4-04495522cea3 84d5d31e-a9bf-4216-9057-5efa73a41e6f 31e0e03c-bb20-4197-a23b-c63a1fa0649d 5039e26c-77fc-4711-9d27-0249fe2b98bd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura