Policia letër protestuesve: Nuk lejojmë akte të dhunshme dhe të paligjshme

Apr 18, 2015 | 14:37
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës u ka shpërndarë sot protestuesve nga Mitrovica një letër me porosi për të drejtat dhe obligimet e tyre gjatë protestës.

Letrat u janë shpërndarë protestuesve në Milloshevë, gjatë udhëtimit të tyre me autobusë drejt Prishtinës.


Në këtë letër policia u rikujton protestuesve se është e obliguar që të veprojë në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe me ligjin për tubime publike dhe se shpreson që protesta e sotme të jetë e qetë dhe paqësore, raporton Kallxo.com.

Por policia i ka porositur qytetarët edhe në rast se protesta eskalon.

“Të gjithë ju duhet të jeni në dijeni se policia nuk do të tolerojë të kryhen akte të kundërligjshme, të dhunshme ose shkatërruese dhe se individët që kryejnë akte të tilla do të përballen me ligjin”, thuhet në letrën e policisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi për KALLXO.com shpërndarjen e letrave për protestuesit.

“Është diçka normale që ka për qëllim mbarëvajtjen e protestës”, tha zëdhënësi Kelani. /Kallxo.com/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura