Policia jep detajet për shpërthimin në Prizren, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosen dy të tjerë dhe një fëmijë

Jan 28, 2020 | 22:45
SHPËRNDAJE

Një pjesëtar i policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë, bashkë me një fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur sonte të Zhur të Prizrenit.

2121124

Detajet për ngjarjen tragjike i ka dhënë për Telegrafin, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit,  dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një qytetar”.

“Si pasojë e plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë’, ka thënë Osmanollaj, për Telegrafin.

Sipas tij, njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Në mesin e të lënduarve si pasojë e këtij shpërthimi ka mbetur një fëmijë i cili ishte pjesëtarë i familjes në shtëpinë e së cilës policia e Kosovës po kryente bastisje.

Kështu ka thënë Osmanollaj në një lidhje direkte për Televizionin e Prizrenit.

“Një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta. Të lënduarit janë dërguar në Spital të Prizrenit ku po trajtohen nga qendra Emergjente”, tha Osmanollaj.

 Arsyeja e bastisjes së shtëpisë, Osmanollaj tha se ka qenë për “Parandalimin dhe zbulimin e Narkotikëve”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura