Policia jep detaje për arrestimin e dy rusëve në kufi me Serbinë: Si tentuan të hyjnë ilegalisht në Kosovë

Jan 14, 2020 | 10:30
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar mbrëmë dy shtetas rus, një mashkull dhe një femër, të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia.Capture-61-600x360

Në raportin 24 orësh, policia konfirmon se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 të mëngjesit, dhe që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, vetura me të cilën po udhëtonin e që ishte me targa të Malit të Zi, u është konfiskuar.

“Janë arrestuar dy shtetas rus, një femër dhe një mashkull, nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, dje Burimet e Klan Kosovës, kanë treguar se Igor K dhe Marina V. janë dy shtetasit rus që po bartnin me vete edhe disa paisje të dyshimta në veturë, të cilat kanë lidhje me fushën e sigurisë.

Siç mund ta vërehet edhe në  foto, Igor K, njëri nga të arrestuarit është me veshje ushtarake, çka po dyshohet që ka përgatitje ushtarake.

Ndryshe, strukturat e sigurisë kosovare shumë shpesh po kanë telashe me shtetasit rus në Kosovë.

Vetëm para pak ditëve u raportua për disa të tjerë që po qëndrojnë në vend, e që po planifikojnë trazira në qytetin e Prizrenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura