“Policia fsheh djegien e makinës së dhëndrit të Sejdinit”, reagon Ministria e Brendshme: Nuk është më koha…

SHPËRNDAJE

Partia Demokratike, me anë të deputetëve Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, deklaroi sot nga Elbasani se policia ka fshehur një ngjajre shumë të rëndë.

“Policia jo vetëm që shërben për të mbrojtur e mbuluar ngjarjen e tmerrshme kriminale e për të fshehur provat e krimit apo për të mos bërë publike ngjarjen”, niste deklarata.

Më tej PD në denoncimin e saj deklaroi se bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të bashkisë e policia nuk bën asnjë lajmërim e fsheh ngjarjen.

Pas kësaj deklarata ka ardhur dhe një reagim nga Ministria e Brendshme shkruan se nuk është koha kur qytetarit nuk i fshihet gjithçka

Po ashtu në njoftimin për shtyp janë bashkëngjitur dhe dy njoftime ku është treguar kjo ngjarje.

88bf7d4f-2559-45ad-a5fe-88722eef260d

NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË

MB reagim për akuzat e PD-së, bërë sot në Elbasan

Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar nga qytetarët. E tregojnë këtë sondazhet e kryera muajt e fundit. Shqipëria është sot një vend më i sigurt. Në 7 muajt e parë të 2018 është regjistruar numri më i ulët i vrasjeve, krahasuar edhe me 2017 që ishte minimumi historik në 3 dekadat e fundit. Është numri më i ulët i vjedhjeve me armë e me pasoja, numri më i ulët i aksidenteve. Ndërkohë zbulueshmëria e ngjarjeve kriminale është shumë më e lartë se çdo vit i mëparshëm. Vendi ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit pas disa dekadash. Është rritur besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit dhe këtë e dëshmon edhe rritja e telefonatave drejt numrit unik të emergjencave 112. Qytetarët besojnë sepse nga ana tjetër e telefonit dikush përgjigjet dhe reagon.

Policia e Shtetit ka ende shumë për të bërë, për të ndërtuar një ambient më të qetë e të sigurt, në bashkëpunim me qytetarët dhe në partneritet të plotë me agjencitë ndërkombëtare në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Por akuzat e fundit nga deputetët opozitarë, bërë sot nga qyteti i Elbasanit, janë thjesht një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të hedhur baltë mbi punën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit në luftë të pandërprerë me krimin dhe paligjshmërinë. Akuzat e përsëritura dhe përbaltja kanë vetëm një qëllim, të rrisin artificialisht tensionin, të prishin imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik duke pretenduar cenimin e parametrave të sigurisë.

Ndaj ndjehemi të keqardhur për këto sulme të vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit, duke u përpjekur pa ia dalë mbanë, të manipulojnë me faktet që janë publike, online dhe i sheh kushdo.

Sot nuk është më koha kur qytetarit i fshihej gjithçka. Prej 4 vitesh, në kuadër të transparencës, çdokush gjen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit gjithë ngjarjet e ndodhura.

Në respekt të publikut dhe aspak të akuzuesve profesionistë, sqarojmë se nuk është fshehur asnjë ngjarje. Ato janë bërë publike dhe janë referuar në prokuroritë kompetente.

Ngjarjet e pretenduar si të fshehura janë të pasqyruara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, përkatësisht në datat 23 mars 2018: (Më datë 23.03.2018 rreth orës 03:00 në lagjen “Dyli Haxhire” në një pikë servisi është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz” në pronësi të një firme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal).

https://www.asp.gov.al/…/13424-informacion-mbi-ngjarjet-arr…

Njoftimi i dytë i publikuar në faqen zyrtare në 31 korrik 2018 sqaron rrethanat e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, ku bëhet fjalë për një telefonatë që pretendon vjedhjen e mjetit me armë, por nuk ka patur asnjë të shtënë në Elbasan: (Më datë 30.07.2018, shtetasi D.Sh., ka telefonuar policinë dhe ka kallëzuar se në aksin rrugor “Tiranë – Dajt”, dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin. Në lidhje me këtë njoftim është ngritur grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe vërtetësinë e informacionit, si dhe janë njoftuar DVP Elbasan, Durrës, Lezhë)

https://www.asp.gov.al/…/14144-informacion-mbi-ngjarjet-arr…

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.