Terrorizuan “Qytetin Studenti”, dy persona të armatosur prej 24 orësh në arrati

May 26, 2016 | 8:02
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës është vënë mbrëmjen e djeshme në ndjekje të një makine me ngjyrë të zezë, në të cilën thuhet se udhëtonin persona të armatosur.

“Panorama.al” mëson se nga një makinë fuoristradë, që po lëvizte pranë Qytetit Studenti, është qëlluar me armë.

foto ilustruese
foto ilustruese

Në këtë makinë udhëtonin dy persona ende të paidentifikuar nga policia, që ishin të armatosur.

Kanë qenë vetë banorët e zonës ku ka ndodhur ngjarja që kanë njoftuar uniformat blu.
Sipas personave që kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Tiranës, ka pasur të shtëna me armë nga makina e zezë.
Efektivët e policisë kur kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur një gëzhojë.
Nga hetimet u mësua se ishte qëlluar me armë sportive në ajër. Personat që terrorizuan Qytetin Studenti ende nuk janë identifikuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura