(VIDEOT) U rrah në shesh pse goditi makinën e shefit, 33-vjeçari torturohet edhe në komisariat, përfundon në spital. Prindërit, akuza policisë

Feb 21, 2015 | 8:46
SHPËRNDAJE

UPDATE- I dhunuari publikisht nga policia ne mes te qytetit te Korces, denoncuar permes nje videoje qe beri xhiron ne rrjetet sociale, perfundoi ne spital pas torturave edhe brenda ne qeli. Ne nje video te re publikuar ne rrjetet sociale, mund te shihni debatin mes mjekeve dhe policeve, ku duket se policia i ben presion mjekeve. 

Shoqerimi i te riut ne spitalin e Korces nga policia, pas dhunes

Eshte ora 01.00 e nates dhe 33 vjecari Tomi Misha ndodhet në spital pas torturimit edhe brenda ne komisariat. 

Policia po i bën presion mjekëve që ta kthejnë në qeli se kanë frikë se mos vijnë mediat dhe shohin shenjat e dhunës ndërsa mjekët refuzojnë pasi gjëndja e tij shëndetësore është shqetësuese dhe kërkon mbikqyrje mjekësore! 

Torturimi ka sjelle shembje në gjoks, bark, gjymtyrë dhe fytyrë. Pas një debati të ashpër midis mjekëve dhe policisë, skenat që shihni në video tregojnë dërgimin e Tomi Mishës nga dhoma e spitalit në pavionin e skanerit për të vlerësuar shembjet.

Gjykata: Arrest me burg 

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për  Tomi Mishën, të riun që u dhunua dje në mes të Korçës se gërvishti makinën e zëvendësdrejtorit të policisë, Arben Hyseni.

Ai akuzohet se kundërshtoi policinë dhe ishte i dehur. Nderkohe qe prinderit e tij akuzojne policine.
 

 

Dy policët rrahin të riun në Korçë pse goditi makinën e shefit, Tahiri: Efektivët do mbajnë përgjegjësi

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar mbrëmjen e së premtes pas dy videove të publikuara në media, ku shfaqen pamje dhune nga forcat e rendit ndaj qytetarëve të ndryshëm. Ministri Tahiri thekson se kur publiku ndihmon me denoncime, video, foto, sms, Policia e Shtetit bëhet më e pastër nga abuzuesit.

“Një telefon mund të kthehet në armë për të luftuar korrupsionin, abuzimin dhe shkeljet në detyrë. Ndaj punonjesit e shfaqur në filmimet e qytetarëve, do mbajnë përgjegjësi një më një për abuzimin me detyrën. Faleminderit qytetareve qe i filmuan! Faleminderit medias qe i publikoi. Policinë që duam, e bejmë bashkë”,-ka shkruar Tahiri në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Më herët, u raportua për një të ri ndaj të cilit u ushtrua dhunë nga uniformat blu ditën e sotme në Korçë, pasi gërvishi makinën e zv/drejtorit të policisë, Arben Hyseni.

I riu dhunohet nga policia në Korçë

Mësohet se Hyseni pas përplasjes me të riun ka njoftuar grupin e gatshëm, i cili e ka rrahur të riun në prani të dhjetra kalimtarëve. Pamjet janë filmuar nga një kamera celulari e një personi në vendin e ngjarjes. 

Para rastit të Korçës, u raportua një tjetër rast dhune i policisë ndaj qytetarëve nga “News 24”, që duke iu referuar dëshmisë së një qytetari ka publikuar një video, që tregon se si një efektiv i policisë dhunon me grushte një qytetar, pak para shoqerimit te tij ne polici. 

Ngjarja ka ndodhur vetëm një ditë më parë në Kavajë. Në video duken 4 efektivë policie, dy prej të cilëve mbajnë nga krahët një person. Njëri prej tyre e godet me forcë me shkelma në fytyrë, kurse personi i katërt me uniformë policie nuk ndërhyn, por ndjek lëvizjet e kolegëve.

Pas denoncimit në media të dhunës së ushtruar nga një efektiv policie ndaj një qytetari pak para se ai të shoqërohej në ambientet e komisariatit, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur personin që regjistroi videon, ndërsa Policia e Shtetit ka pezulluar efektivët e përfshirë në këtë ngjarje.

“Faleminderit qytetarit qe me videon e celularit çoi ne ndeshkimin e sjelljes se patolerueshme te patrulles se policise! Sa me shume te tilla!”,-shkruan Rama në “Facebook”. 

Kurse Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pak kohë pas denoncimit të dhunës në televizioin ‘News24”, deklaroi se ka identifikuar efektivët dhe ka pezulluar punonjësit nga detyra, ndërsa ndaj tyre filloi procedimi administrativ.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura