Berisha: Policia çoi gjurmë të prishura për të mos identifikuar Arben Frrokun

May 5, 2016 | 15:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Policinë shqiptare se ka dërguar në Hollandë, gjurmë të prishura të Arben Frrokut, të dënuar me burg për vrasjen e Dritan Lamajt.

“Më 6 mars të erdhi njoftimi në Interpol, është arrestuar më 6 mars dhe është nisur kërkesa këtu. Iku marsi iku prilli ju të gjallë nuk bëheshit dot. Ju dërguat gjurmë të prishura dhe këtë i kërkoj komisionit të Sigurisë ta verifikoj se ky është informacjon që vjen direkt nga Interpoli.

berisha-2-2

Është me ndonjë tjetër përbmi tokë përvecse me ty s’është e lidhur kjo. Edhe i thua të nderuarës zonja Tabaku mos me thuaj me “ti”, edhe atë duhet ta heqim fare, duhet ti thuash faleminderit që s’po të thotëe ndryshe.

A stë mori në telefon zoti Kule? të ka cuar sms që më doli para banda e Shullazit?

Rama: Gënjen

Berisha: Po them atë që kanë thënë gjerësisht mediat dhe hetimet në prokurori që kanë dalë në media.

ARRESTIMI I ARBEN FRROKUT

Arben Frroku, i dënuari përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në 2013-ën është arrestuar në Holandë me dokumente të falsifikuara.

Me anë të një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit u raportua se identifikimi i tij u bë pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë.

Fillimisht ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që bëri publik ndalimin e Arben Frrokut në Holandë dhe menjëherë pas kësaj, Policia Shqiptare kërkoi informacion nga Zyra Qendrore Interpolit dhe Europolit pikërisht për këtë çështje.

Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa ishte Gjykata e Apelit ajo që e dënoi me burgim të përjetshëm. Kështu, Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vendimit të Krimeve të Rënda më datën 4 prill 2015.

Frroku u arratis nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë në sistemin TIMS para se Apeli të jepte vendim përfundimtar ndaj tij. Gjatë kohës që Frroku ka qenë në arrati, më 8 korrik të vitit të kaluar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkoi pafajësinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura