Policët në kultivimin e hashashit, SHÇBA jep të dhënat: Në 2016 u përfshinë…

Nov 23, 2017 | 18:33
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA Gjatë vitit të kaluar Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar 57 punonjës Policie, nga të cilët 6 oficerë të nivelit të parë drejtues.

Në raportin vjetor për vitin 2016, SHÇBA thekson se, nisur nga dyshimet për përfshirje të punonjësve të Policisë në kultivimin e kanabisit, ka asistuar dhe ka marrë pjesë në 7 operacione antikanabis.

krimet-e-renda

Nga hetimet e kryera pas këtyre operacioneve në Elbasan, Shkodër, Dibër, Vlorë, Berat, Korçë e Durrës, është dokumentuar përfshirja e 8 punonjësve të Policisë, të cilët janë arrestuar si të implikuar në kultivimin e drogës.

Përfshirja e SHÇBA në hetime dhe operacione në këtë drejtim gjatë vitit të kaluar, ka ardhur pas 126 informacione që janë verifikuara me forma të punës dhe mjete teknike speciale operacionale.

Ndërsa veç të arrestuarve, janë identifikuar, hetuar dhe proceduar 42 kallëzime penale për 53 punonjës të strukturave të ndryshme, si të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Në raportin vjetor, bie në sy edhe një numër i lartë ankesash nga ana e qytetarëve, vendin e parë të të cilave e zë Policia Rrugore.

Konkretisht, për vendosje gjobash të padrejta, janë ankuar 190 qytetarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura