“Po u dënua, shpëton, unë e dua jashtë”, i riu kërcënon xhaxhain që i vrau nënën: Ja pse e ndiqte nga pas, që para 7 vitesh më kishte thënë…

Sep 23, 2020 | 17:07
SHPËRNDAJE

E dhimbshme, por edhe me tone te forta kecenimi ka qene deshmia e dhene sot ne gjyq, nga Marjus Xhepa, nena e te cilit u vra nga kunati i saj, xhaxhai i deshmitarit.

Dashamir Xhepa

Ne sencen e sotme ne Gjykaten penale te Tiranës ai ka treguar detaje rreth ngjarjes se rende te ndodhur ne 13 Shkurt të vitit të shkuar, kur nena e tij, Lirie Xhepa u vra nga kunati i saj Dashamir Xhepa.

“Unë kisha 7 vite që nuk i flisja, problemet nisën që kur vdiq babi. Mami kishte marrë urdhër mbrojte nga policia për shkak të xhaxhit dhe konflikteve të vazhdueshme pasi ai i kërkonte para”- ka thene ai, sipas AbcNews, duke treguar se 6 muaj para se të ndodhte ngjarja e ema kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh.

Ai tregon se e shoqeronte te emen ne pune, pasi xhaxhai e ndiqte nga pas per t’i marre para, duke qene se ishte i papune.

Sipas deshmise, diten e ngjarjes, pasi ka shoqeruar te emen ne pune ai ka shkuar ne Fier per te takuar vellain ne burg dhe kur eshte kthyer ne shtepi, mamaja nuk ishte kthyer akoma, e ai meqe ishte i lodhur e ka zene gjumi.

Djali thote me tej se ne mengjes e kane zgjuar policet, qe i kane kerkuar verifikimin e trupit te gruas qe gjenden te pajete.

“Trupin e pajetë e kishin parë njerëzit e tjerë të lagjes, të cilët kishin lajmëruar policinë. Vendin ku u vra nëna ime e kam rreth 300 metra larg shtëpisë. Nënën time e ka vrarë Dashamir Xhepa, pasi më kishte thënë që do ta vriste, që përpara 7 vitesh, por unë i thoja merru me mua. Pasi kam identifikuar trupin kam vajtur në polici dhe kam dhënë deklarime më pas, kam shkuar për të bërë ceremoninë e varrimit”- thote ai, duke shtuar se “ai është legen se nuk u mor me mua por me një femër. Përveç konfliktit të lekëve, nuk ka pasur shkaqe të tjera për ta vrarë nënën time, nuk ka pasur çështje simpatie apo lidhje sentimentale”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura