Po transportonin rreth 40 kg drogë, policia kroate arreston tre shqiptarë. Si e kishin fshehur lëndën narkotike

Oct 29, 2019 | 21:28
SHPËRNDAJE

Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë kroate pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike.

ba2cdc73c0d2ea6c5ce0d76917ee1958_L

Arrestimi i tyre është bërë në hyrje të pikës së kalimit kufitare Karasovici, pas kontrolleve të kryerja ndaj një automjeti të drejtuar nga një 56 vjeçar shqiptar. Brenda tij ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 44 dhe 36 vjeç

Policët e Stacionit të Policisë Kufitare Gruda, në bashkëpunim me doganierët, gjetën 39,485 kg marihuanë. Droga ishte paketuar në 28 pako, dhe u gjet në pjesën e poshtme të automjetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura