“Po s’të pata unë, nuk do të të ketë askush!”, mesazhi i fortë i pedagogut të Arielës

Jan 21, 2018 | 21:51
SHPËRNDAJE

Pedagogu i studentes së Drejtësisë, e cila mbeti sot e vrare ne nje krim pasioni, Erlis Hereni, ka reaguar pas ngjarjes tragjike me një status ne FB, ku shpreh dhimbjen teksa thotë se Ariela humbi jetën nga duart e simbolit karakteristik te maksimizimit shqiptar.

Statusi i plotë: 
Menxyre…

5 plumba rane mbi trupin e Arieles, studentes ne vitin e trete te Fakultetit te Drejtesise!

12316071_10150679800844977_7705098102665836054_n-282x280

Ajo humbi jeten nga Arme pa Leje, ne duart e simbolit karakteristik te maskilizmit shqiptar: “Po ste pata une, nuk do te te kete askush!” ?♂️

Qofsh e parajses Ariela, gjithmone e drejtesise! Zoti u dhente kuraje familjes, dashamireve e shokeve te tu; vecanerisht atyre te Fakultetit, te cilet kane detyrimin qe te behen me te mire e me te zote, e te punojne fort qe menxyra qe te ndodhi ty te mos i ndodhe me askujt!

U prehsh ne Paqe…
y6bn

Hereni ka folur edhe për Report Tv, ku eshte shprehur:

“Realiteti në Shqipëri është ende barbar dhe i jep të drejtën çdokujt që të zbrazë një karikator me fishekë ndaj dikujt tjetër”.

“Ariela ishte një studente e shkëlqyer dhe me perspektivë për të ardhme dhe pak kohë më parë kishte bërë një status në facebook ku shkruante se “Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”, duket sikur e parandjeu vdekjen e saj. Jemi të gjithë të shokuar në fakultet, shpresonin që të ishte një duplikatë emrash dhe jo studentja jonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura