“Po sikur burri të hapë derën e hotelit dhe të gjejë majë krevatit me Gim Bajkon e Vason”- Mariana Kondi rrëfen xhelozitë dhe pengun e jetës: Ishim “hot”

May 21, 2020 | 16:23
SHPËRNDAJE

Marjana Kondi ka folur për jetën e saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj. Aktorja e njohur shqiptare ka treguar se ishte shumë xheloze për të në fillim të dashurisë së tyre, por ishte Vitore Sallaku që e bëri të ndryshojë.

Marjana tregoi se hynte në zyrën e bashkëshortit dhe mendonte se të gjitha femrat ishin mbi të. Por Vitore i kujtoi se edhe vetë ajo qëndronte në dhoma hoteli duke luajtuar bixhoz me kolegët e saj dhe se nuk kishte asgjë të keq.

“A të ka dhënë ndonjëherë shkas bashkëshorti të bëhesh xheloze?”- u pyet aktorja, e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

Dhe aktorja iu përgjigj: “Unë kam qenë xheloze nuk ka qenë tim shoq. Ka patur një rast njëherë që kur hyra një ditë në zyrën e tij kujtoja se ishin të gjitha me të (qesh). Kam qenë shumë e re, kur u kthyem nga Gjermania. Ishte gjë e bukur. Ne ishim të veshur shumë mire, ishim shumë ‘hot’, edhe mua më dukej sikur të gjitha shikonin atë.

Po Vitore Sallaku, barshkëshortja e atristit Skënder Sallaku një ditë më tha njëherë: “Marjana, ti nuk duhet të jesh xheloze sepse sa mirë ti në turne më rri me Gim Bajkon, me Vason, me të gjithë rri këtu në krevat dhe luan bixhoz, 5 katsh. Po sikur të vijë ai, të hapi derën në këtë hotel që je ti e të të shikojë majë krevatit. I thashë nuk po bëj ndonjë gjë. Dhe ma ktheu po ai çfarë është duke bërë që ti e hap derën  dhe …

Ajo ka një meritë të madhe që më hoqi këtë gjë nga mendja që ishte një gjë kaq e keqe saqë nuk dua që as vajza ime ta ketë një gjë të tillë. Shenja e xhelozisë është një shenjë inferioriteti. Çdo femër duhet të jetë xheloze me karar. Femra duhet të jetë aq e zgjuar sa mos e shprehë xhelozinë.

Gjithashtu Kondi rrëfeu pengun më të madh të jetës së saj duke treguar: “Unë jam penduar që nuk kam bërë një fëmijë të dytë. Nuk është normale që të rrish me një fëmijë. Kur nuk i ke mundësitë ok, por kur e ke mundësinë për të bërë një fëmijë të dytë. Unë e quaj si mëkat.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura