Po shkëlqen me Milanin në ndeshjet e fundit, kuqezinjtë gati të sakrifikojnë për Rebiç

Feb 28, 2020 | 15:26
SHPËRNDAJE

Gjashtë gola në këtë vit kalendarik dhe tre radhazi në secilën prej ndeshjeve të fundit. Ecuria e Ante Rebiçit i ka habitur të gjithë, e teksa Milani shijon frytet e investimit edhe Frankfurti si ekip huazues, gëzon.Rebic

Kartoni i kroatit vlen 40 milionë euro, e teksa nëse akordi do të nënshkruhej sot gjermanët do të arkëtonin vetëm gjysmën e shumës, pasi gjysma tjetër i takon Fiorentinës që ka ruajtur 50 për qind të pronësisë së kartonit. 26-vjeçari është gati të vishet përgjithnjë kuqezi, teksa si kusht ka vendosur praninë e Zlatan Ibrahomiviçit.rebic-fiorentina-milan-serie-a_1s77a9r5mfwla1tes1y0v90nzd

Siç dihet, Rebiç është i huazuar për dy vite te Milani nga Frankfurti, klub që për të njëjtin afat ka huazuar Andre Silvën nga “Djalli”, por dy marrëveshjet nuk janë të lidhura mes tyre, ndaj secili nga klubet mund të blejë lojtarin e huazuar në çdo moment që dëshiron.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura