Po pozonte për ditën e saj të dasmës kur ndodhi shpërthimi, nusja në Bejrut: U shokova, s’po kuptoja asgjë. Kur u zgjova dhe kuptova që isha gjallë…

Aug 6, 2020 | 18:06
SHPËRNDAJE

Israa Seblani ishte duke pozuar për fotografitë e saj të dasmës, kur shpërthimi i madh tronditi portin aty pranë në Bejrut.

Video e këtij momenti u shikua miliona herë, ndërsa Seblani thotë se ishte shokuar, ndërsa falënderon Zotin që është ende gjallë.

Capture

U shokova, thash çfarë po ndodh? A do të vdes, si do të vdes? Isha shumë e lumtur, si të gjitha nuset e tjera, po martohesha, prindërit e mi do të ishin të lumtur kur të më shinin me fustan të bardhë, ndihesha si princeshë. Ndjehen shumë e trishtuar për atë që i ndodhi njerëzve të tjerë, kur u zgjova dhe pashë dëmin që kishte ndodhur në Bejrut, falënderova Zotin që isha gjallë“, tha ajo.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Beirut pas shpërthimit që vrau të paktën 137 njerëz dhe plagosi rreth 5.000 të tjerë, me dhjetëra të tjerë ende të zhdukur.

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, ka thënë se shpërthimi është shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pa sigurt në një depo në zonën portuale të qytetit.

Shumë kanë akuzuar autoritetet për korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura