Po pastronin pusin e ujit në Shijak, dy persona asfiksohen nga gazrat

Sep 1, 2015 | 19:50
SHPËRNDAJE

Dy persona u shpëtuan nga forcat zjarrfikëse të qytetit të Durrësit pasi kishin mbetur të asfiksuar brenda një pusi uji. Ngjarja ka ndodhur në Shijak tek sa dy banorë ishin duke kryer pastrimin e një pusi, por pas çlirimit të gazrave në thellësi ata patën probleme me shëndetin. 

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Durrësit njofton se forcat zjarrfikëse u lajmëruan nga banorët dhe pas disa minutave ndërhyrje, u bë e mundur nxjerrja e tyre dhe dhënia e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Dy banorët, 28 dhe 50 vjeç po marrin ndihmën e nevojshme në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura