Po ndiqte tramvajin, përfundon i ngecur tek shinat e trenit në tunel

Mar 3, 2015 | 0:08
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani, në qytetin e Dortmundit, ku një 31-vjeçar ka vendosur të ecë me makinën e tij sipër shinave të trenit.

Mjeti i perfunduar ne shinat e trenit

Mediat e huaja raportojnë se 31-vjeçari ishte në gjendje të dehur tek sa po kërkonte një rrugë më të shkurtër, por zgjedhja e tij rezultoi e gabuar pasi përfundoi i ngecur në stacionin e trenit me mjetin e tij tip “Ford Focus” ngjyrë gri.

Mediat gjermane kanë thënë se ai ishte duke ndjekur tramvajin në rrugët e qytetit dhe papritur e gjeti veten të bllokuar në shinat e stacionit te trenit. Paçka gjendjes së dehur të ushtarakut gjerman ende në detyrë, shkak për ngatërrimin e rrugës duket se ka qenë edhe sistemi i kombinuar i rrjeteve të trenave me ato të tramvajit në qytetin e Dortmundit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura