Po mbretëron dhuna, këngëtari i famshëm ngre padi nga zyrtarëve të burgjeve: Të burgosurit po jetojnë në mjerim, u rrezikohet …

Jan 16, 2020 | 10:16
SHPËRNDAJE

Reperi Jay-Z u ka kërkuar avokatëve të tij që të ndërmarrin veprime juridike ndaj zyrtarëve amerikanë të burgjeve amerikane në emër të 29 të burgosurve, jeta e të cilëve sipas tij është në rrezik.

Reperi thotë se jeta e këtyre të burgosurve rrezikohet për shkak të anëtarëve të pakët të stafit dhe neglizhencës në burgjet e Mississippi.

Jay-Z nisi aksionin e tij për ngritjen e padive përmes Team Roc, sektori filantropik i perandorisë së tij Roc Nation.

Kjo vjen pasi pesë të burgosur u vranë gjatë sulmeve në burgjet e shtetit në një javë gjatë Vitit të Ri.

Sipas padisë mungesa e fondeve dhe numri i pakët i stafit ka bërë që në burgje të mbretërojë dhuna dhe të ketë një numër të lartë vdekjesh.

“Mungesa e financimit gjithashtu i detyron njerëzit në burgjet e Misisipit të jetojnë në mjerim, duke rrezikuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor,”- thuhet në padi.

Gjithashtu pretendohet se në burgun në Parchman, ku vdiqën 3 nga 5 viktimat e fundit, ka përmbytje, myk të zi dhe infektim nga minjtë.

Padia kërkon dëmshpërblim për të burgosurit dhe një urdhër që detyron Mississippi Department of Corrections të ndërmarrë veprime.

Jay-Z u deklarua miliarderi i parë që është këngëtar hip hopi. I lindur në Shaën Carter në 1969, ai mori famë në vitin 1996 me albumin e tij të parë Reasonable Doubt dhe u martua me mbretëreshën e muzikës, Beyonce në 2008.

Në faqen e saj zyrtare, Team Roc thotë se kërkon të ndërgjegjësojë për çështjet e padrejtësisë dhe të punojë për të sjellë ndryshime pozitive.

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura