Po ktheheshin nga varrimi, vriten me armë 11 persona, 4 në gjendje kritike

Jul 22, 2018 | 10:30
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur nëJohanesburg, në Afrikën e Jugut, ku11 shoferë janë qëlluar për vdekje pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj një minibusi që transportonte anëtarët e një shoqate taksistësh.

Zëdhënësi i policisë Jay Naicker tha të dielën se shoferët po ktheheshin nga ceremonia mortore e një shokut të tyre kur makina u sulmua me armë në Provincën KëaZulu-Natal.

Ai tha se 4 persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe se policia po hetonte të zbardhte ngjarjen dhe të vinte para përgjegjësisë autorët.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Ai tha se sulmi ndodhi midis qyteteve të Colensos dhe Weenen në krahinën KwaZulu-Natal dhe viktimat ishin nga provinca e Gauteng.

Policia po heton motivet e mundshme.

Tensionet midis grupeve të shoferëve të taksive që garojnë për të njëjtat rrugë nganjëherë kalojnë në dhunë vdekjeprurëse në Afrikën e Jugut./Daily Mail/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura