“Po e lë me Noizyn dhe…”- Sara ka qenë në lidhje me dy reperët e njohur? Komenti i ish-banores së “Big Brother VIP” ngre dyshime

Feb 26, 2024 | 10:19
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Mikela Pupa ka ngritur dyshime se Sara Gjordeni mund të ketë pasur lidhje me reperin Noizyn dhe Capital T.

sara gjordeni

E ftuar në rubrikën “Mos i Bjer me Top” në “E Diell”, gjatë një loje me foto të personazheve ‘VIP’, Mikela vendosi foton e Sarës në të njëjtin vend me atë të dy këngëtarëve të famshëm.

Ajo u shpreh se loja e Sarës në BBV nuk i ka pëlqyer, ashtu si edhe ajo e Meritonit, foton e të cilit e grisi.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Zhvendosemi në rubrikën e fotove, kë do të grisë Mikela Pupa dhe kujt do ti vërë flakën. E para është Sara Gjordeni. Çfarë do t’i bësh ti fotos së Sara Gjordenit që është aktualisht në Big Brother VIP3?

Mikela: Nuk do t’i bëjë asgjë, nuk kam asnjë lloj mendimi për Sarën.

Ronaldo: Po për ishat e Sarës?

Mikela: Po i di Sara punët e saj vetë se çfarë bën, nuk është se më pëlqen loja e saj në Big, por që…

Mikela: Zakonisht e kaloj shoh Rozën…

Ronaldo: Sheh Gazin ti, sheh Gazin. Noizy, reperi ynë nga Lushnja…

Mikela: Dikur kur kam qenë e vogël e dëgjoja goxha por që, edhe Noizyn e lëmë me Sarën se ku i dihet.

Ronaldo: Meriton Mjekiqi?

Mikela: Këtë po e gris.

Ronaldo: Uaaa, pse e grise?

Mikela: Nuk më pëlqen me lojën edhe më këto që ka bërë këto kohët e fundit.

Ronaldo: Capital T?

Mikela: Kapitalin do ta çoj tek Sara.

Ronaldo: Pse kanë pasur gjë bashkë këta?

Mikela: Jo mo…

Ronaldo: Ahh, thash se çfarë s’po na del.

Ronaldo: Roza Lati?

Mikela: I kam thënë qe duhet të dali me fitore.

noizyy

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura