Po, Dua! Bëj zgjedhjen e duhur për biznesin tënd!

May 30, 2016 | 15:40
SHPËRNDAJE

Keni pasur vështirësi në targetimin e klientëve të duhur për shërbimet tuaja në industrinë e dasmave? Aplikacioni i dasmave “Po, Dua!” është zgjidhja e këtij problemi që shoqëron të gjithë industrinë e dasmave. Mirëpo si të arrish të tërheqësh klientët dhe t’i njohësh ata me shërbimet apo produktet e tua?

puna1

Të punosh në industrinë e dasmave është sfiduese. Shumë ofrojnë entuziazëm, eksperiencë dhe pasion për organizime magjike të dasmave, por ata që kanë eksperiencë në këtë industri e dinë mirë se komunikimi me çiftet që kanë vendosur të martohen është vërtet një sfidë. Shumë kompani investojnë në komunikimet televizive për të deklaruar shërbimet e tyre, por shumë të tjerë nuk e kanë mundësinë të investojnë mijëra euro në vit për të reklamuar këto shërbime. Prandaj lindi dhe aplikacioni i dasmave “Po, Dua!”. Ky aplikacion shkon më larg se të ofrojë zgjidhje reklamuese ekonomike e të targetuar. Ai ofron mundësi reklamuese brenda dhe jashtë Shqipërsië për të targetuar çiftet që jetojnë jashtë por duan të organizojnë dasmen e tyre në Shqipëri.

puna2

Jemi me Rezartën, koordinatoren e Aplikacionit “Po, Dua!” dhe me Armondin, menaxher i Eventeve Te Stela Resort. “Është e vështirë arrish klientët gjatë sezonit. E kam fjalën për ata që duan të martohen, pra një traget grup të përcaktuar të klientëve. Kam kërkuar forma të ndryshme por nuk po gjej diçka që të funksionojë.”- thotë Armondi. Nga ana tjetër, Rezarta mezi po priste t’i tregonte atij që ajo kishte një zgjidhje për këtë problem. “Kjo është shumë e vërtetë, dhe nuk ndodh vetëm me ju, por ndodh me çdo biznes. Për këtë ne kemi krijuar dhe ofrojmë për ju bizneset dhe çiftet e reja aplikacionin personal të organizimit të dasmave “Po, Dua!”

puna3

“Aplikacioni ‘Po, Dua!’ është krijuar për të ndihmuar çiftet e reja të organizojnë dasmën e tyre vetë dhe pa u stresuar fare, pasi aplikacioni u ofron atyre të gjithë furnitorët që merren me ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të dasmave që nga restoranti e deri të muaji i mjaltit.” Juliani duket i interesuar nga fjalët e Rezartës dhe i kërkon asaj ti tregojë më shumë se si funksionon ky aplikacion. Mesa duket aplikacioni nuk funksionon vetëm në telefona por ka edhe një blog on-line ku përdoruesit mund të gjejnë të njëjtin informacion si edhe në telefon, por jo vetëm kaq, aty janë dhe lajmet më të fundit nga showbizi dhe të rejat e fundit të modës në vend dhe jashtë tij.

puna4

“Ky është një inovacion i cili ka vetëm 1 vit që funksionon në vend dhe për momentin ne u ofrojmë të gjithë furnitorëve që bëhen pjesë e aplikacionit rreth 700 nuse të cilat kanë vendosur të organizojnë dasmën e tyre gjatë këtij viti, gjë kjo që u lehtëson shumë punë bizneseve në arritjen e target grupit të përcaktuar.”- shton Rezarta.

puna5

Ndërkohë Armondi i kërkon asaj të dijë më shumë rreth marketimit dhe se pse këto çifte duhet ta përdorin këtë aplikacion. Përgjigja vjen e shpejt dhe e vendosur nga Rezarta. “Ne përdorim të gjitha format e marketimit për ta përhapur sa më shumë aplikacionin. Dërgojmë sms dhe emaile masive, kemi spote televizive dhe radiofonike, shpesh jemi në emisione dhe flasim për këtë risi si dhe përdorim të gjithë rrjetin tonë në social media për ta përhapur edhe më shumë aplikacionin. Dhe ky promocion zgjat gjatë gjithë vitit. Prandaj dhe unë të ftoj Armond që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij aplikacioni dhe të përfitosh të gjitha benefitet që vijnë nga pjesëmarrja në të.”

puna66

Ju mund të shkarkoni aplikacionin “Po, Dua!” në Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=net.e_streams.PoDua

Ose mund të vizitoni: http://podua.al/

Nëse doni të bëheni pjesë e aplikacionit atëherë dërgoni email në: [email protected]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura