Po drejtonte zetorin, babai aksidenton vajzën e tij 3-vjeçare në oborrin e banesës. Si ndodhi ngjarja

Mar 1, 2021 | 12:07
SHPËRNDAJE

Një ngjarje aksidentale ka ndodhur në fshatin Çerven të Fierit, ku babai përplasi me zetor vajzën e tij 3 vjeçe.

zetor

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:15 në oborrin e banesës.

“Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura