“Po bën gabim fatal”- Berisha zbulon lëvizjet e qeverisë pak muaj para zgjedhjeve vendore dhe paralajmëron: Do përdoren mjetet e mosbindjes civile nëse…

Aug 5, 2022 | 12:52
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka zbuluar se Rama ka filluar lëvizjet për vjedhjen e votave duke nxjerrë inspektorët e zonave në fushatë elektorale.

Por ai paralajmëroi kryeministrin se “po bën gabim fatal” dhe se i gjithë procesi po monitorohet nga PD.

Sali Berisha:Inspektorët e zonave kanë filluar fushatë elektorale, ne po i regjistrojmë. Po bën gabim fatal. Është shpallur armik dhe nuk njihet më asgjë përveç votës. Ai të vazhdojë edhe ne do të vazhdojmë me mënyrat tona.

Skenari është protestë qytetare civile, me të gjitha mjetet të mosbindjes civile. Në këtë limit mbetet kryengritja paqësore që do të vijë.

PD ka një armik, është Edi Rama, do vazhdojë të merret me të. PD ka arritur në një hark kohor relativisht të shkurtër në kulmin e saj, në kulmin e fuqisë si forcë e vërtetë opoitare.7  korriku ishte dëshmia më magjepsëse, më madhështore e kësaj që unë them. PD ka arritur të vendosë një koalicion me shoqërinë civile.

E treta për tu arritur është shumica e heshtur. PD do punojë me gjithë potencialin të bëjë për vete shumicën e heshtur.

Përpjekje për bashkimin e grupit parlamentar?

Sali Berisha: Jo nuk shihet mundësi për grup të ri parlamentar, shpresoj që grupi fillon i bashkuar punën në shtator.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura