“Po amnistohet mafia e pronave”- Berisha akuza qeverisë për vendimin e tërheqjes së dosjeve: Rama kapi edhe Gjykatën e Lartë

May 27, 2022 | 12:10
SHPËRNDAJE

Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë për të tërhequr dosjet e gjykatës së Lartë. Në një konferencë me gazetarët Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po amniston mafien e pronave. Sipas tij, Rama po kam sistemin e drejtësisë, tani edhe Gjykatën e Lartë.

“Jam para jush në këtë bisedë për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës me të cilin ai dëshmon cdo ditë e më shumë se gjykatën e lartë apo Sado gjykatën tani e tutje do ta gjuani gjykata Sadushi e ka kapur përmes Sadushit të tij. Sa koordinohet në planin e qartë të masave në mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve. Rama dhe Sadushi kanë zgjedhur drejtësinë sui generis dhe kjo është histori e rëndë turpi. Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të gjykatave

Me vendimin e tij po vendos kontrollin mbi sistemin gjyqësor. P{a asnjë analizë të detajuar të rasteve, por edhe dëmit që mund ti shkaktohet shtetit, në shkelje të plotë të kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në varësi të KM të hiqet dorë nga rekurset për çështje me natyre administrative.  Mafia e tmerrshme e pronave, e drogës dhe pronave amnistohet dhe nuk shkon më në gjykatën e lartë. Mjafton të cojë qesen në apel sepse sipër ja ka zgjidhur Rama”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura