Plas tek ekipi i La Ligas, shkarkohet trajneri pas 9 muajsh. Drejtori sportiv jep menjëherë dorëheqjen pas lajmit

Jun 30, 2020 | 17:26
SHPËRNDAJE

Valencia ka shkarkuar trajnerin Albert Kelades pas vetëm 9 muajsh në detyrë, ndërsa drejtori sportiv Çezar Sançez është dorëhequr. Voro Gonzales do zëvendësojë Keladesin e shkarkuar deri në fund të sezonit, dhe kjo ëshrtë hera e 6 që ai merr drejtimin e përkohshëm të Valencias.

kelades

Që kur Peter Lim e bleu ekipin në vitin 2014, Valencia nuk ka gjetur qetësi pasi Sançez është drejtori sportiv i 6 i dorëhequr. Sipas raportimeve në Spanjë drejtori sportiv dha dorëheqjen menjëherë pasi trajneri u shkarkua, pasi i kishte premtuar ekipit se trajneri do qëndronte deri në ndeshjen e ardhshme.

Valencia është në vendin e  8 në La Liga dhe ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura