Mark Frroku përballet me Doshin në prokurori. Deklarata për “Panorama”: S’di pse Toma më përfshiu, as kush e mbështet

Mar 9, 2015 | 15:24
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Kristiandemokrate, Mark Frroku ballafaqohet ne Prokurorine e Krimeve te Renda me deputetin Tom Doshi. I pyetur në telefon nga “Panorama”, Frroku tha se “patjetër që do të shkoj në Prokurori, gjithnjë në zbatim të ligjit. Unë jam ligjbërës dhe nuk mund të mos respektoj ligjet që miratohen në Kuvend”.

Tom Doshi dhe Mark Frroku

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton akuzat e deputetit Doshi se është tentuar të vritet nga njerëz të paguar nga kryetari i Kuvendit, ka thirrur dy deputetët, Doshi dhe Frroku, për të ballafaquar një moment të dëshmisë të ish-deputetit socialist.

Sipas Doshit, planin për vrasjen e tij nga Durim Bami e kishte marrë vesh fillimisht nga Mark Frroku.

Deputeti Frroku, i pyetur rreth deklaratës së kolegut të tij Doshi, tha për “Panorama” se “unë kam dëshmuar dhe do të dëshmoj vetëm të vërtetën. Kjo është e vërteta ime. Nuk e di pse Tom Doshi përfshiu emrin tim në këtë çështje, pasi unë nuk kam pasur asnjë lidhje dhe asnjë dijeni rreth saj”.

Ai ngre dyshime dhe rreth qëllimeve të kësaj historie. “Nuk e di se përse kolegu Doshi e bëri këtë histori dhe se nga kush është mbështetur, por unë e them me pastërti se nuk kam asnjë lidhje me të. Kjo është e vërteta ime dhe këtë do ta them në çdo ambient sa herë të më kërkohet”, tha deputeti Frroku për “Panorama”. …

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura