Plan B për 25 prillin? Gjiknuri: S’kemi nevojë, nëse nuk formojmë shumicën do bëjmë aleancë me…

Oct 29, 2020 | 23:09
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri i cili kishte rol kryesor në krijimin dhe formimin e Kodit të ri Zgjedhor është pyetur në emisionin ‘”Real Story” të Sokol Ballës në News24 nëse mazhoranca ka ose jo një plan B për zgjedhjet e 25 prillit.

jjjhh-770x396

Gjiknuri shprehet i bindur se mazhoranca fiton edhe këto zgjedhje teksa shton se deri më tani PS s’ka ndonjë plan tjetër veç fitores si forcë e vetme.

Më tej Gjiknuri tregon se çfarë ndodh në rast se PS nuk fiton shumicën ose nuk merr 71 mandate. Deputeti thekson se nuk përjashtohen mundësitë e aleancave me parti të tjera.
Ai thotë se ka shumë parti teksa nuk përjashton as grupimet e reja në parlament që erdhën pas djegies së mandateve nga opozita në 2018.

”Këto pyetje shtrohen në kohën dhe momentin e duhur. Nuk do të kemi nevojë për shtrirje dore në këto zgjedhje. Por këto duhen bërë në kohën e duhur. Nëse nuk bëjmë shumicë, do bëjmë aleanca me parti të tjera. Ka shumë parti. Nuk gjykojmë tani. Unë them që, do shohim.Do lexojmë vullnetin e popullit. Atëhere fillon preferenca.
Nëse nuk zotërojmë 71 mandate, do bëjmë aleancë me ndonjë faktor politik. Mund të jenë dhe grupimet e reja në parlament. Pasi kam fotografimin politik, atëhere, çfarë i intereson vendit. ”- tha Gjiknuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura