Plagosja pas mesnate në lokal, autori i dehur qëlloi me automatik, në momentin e ngjarjes…

Aug 21, 2020 | 10:03
SHPËRNDAJE

Spartak Çela është 35 vjeçari i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin Bledi Shahini. Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të enjtes, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, në një lokal në fshatin Bishnicë të Pogradecit.

policia pogradec

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia tha se shkaku i plagosjes ishte pas një konflikti të çastit.

Mësohet se autori i ngjarjes, Spartak Çela, ka hyrë në lokal në gjendje të dehur dhe ka qëlluar me armë brenda lokalit ku të pranishëm ishin edhe 5 bashkëfshatarë të tjerë bashkë me personin që u plagos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura