Plagosja e 10 personave pas sulmit në Mançester, flet hetuesja

Aug 12, 2018 | 13:53
SHPËRNDAJE

Dhjetë persona janë dërguar në spital, pas të shtënave në zonën Moss Side në Mançester, ka njoftuar policia.

88336234-5665-44F9-8056-337D97D339DE_cx0_cy18_cw87_w1023_r1_s

Policia ishte thirrur në orën 2:30 të së dielës dhe ka gjetur disa persona të lënduar. Shumica e të lënduarve thuhet se nuk kanë lëndime të rënda.

Shumë njerëz ishin në këtë zonë, ku është mbajtur një Karnaval i Karaibeve.

“Zyrtarët policorë janë duke u munduar që të kuptojnë pse ka ndodhur ky incident dhe kush është përgjegjës. Zona është duke u kontrolluar dhe jemi duke biseduar me njerëzit që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Ka mundësi që të shikojmë edhe kamerat e sigurisë, në mënyrë që të kuptojmë të gjitha faktet”, tha detektivja Debbie Dooley./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura