Plagosi rëndë të riun dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 39-vjeçari pas një viti në kërkim (Emri)

Apr 23, 2024 | 14:27
SHPËRNDAJE

Është arrestuar pas rreth 1 vitit në kërkim, 39-vjeçari Adem Daija i cili akuzohet se plagosi e sende të forta një të ri dhe e kërcënoi me armë zjarri.

arrestim

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” ku pas një konflikti për motive të dobëta, 39-vjeçari dyshohet se ka goditur me send të fortë në kokë 26-vjeçarin me inicialle O. H.,  si dhe se e ka kanosur atë, për jetën, me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Rreth 1 vit më parë plagosi rëndë, me send të fortë, një 26-vjeçar dhe dyshohet se e kanosi atë, me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 26.06.2023, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë, në kokë, shtetasin O. H., 26 vjeç, si dhe se e ka kanosur atë, për jetën, me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura