Plagosi 51-vjeçarin pas sherrit për pronën, arrestohet autori

Sep 1, 2015 | 9:03
SHPËRNDAJE

Arrestohet autori i plagosjes ne Merrtinjë të Përmetit. Policia e Gjirokastres njofton se Proksitel Murraj, 34-vjeç, banues në “Kombinat”, Tiranë u vu në pranga, pasi akuzohet se eshte autor i plagosjes se shtetasit A.S 51-vjeç.

Foto ilustruese, arrestim
Foto ilustruese, arrestim

“Më datë 31.08.2015,rreth orës 15:40, në fshatin “Mërtinjë”, Përmet, për motive pronësie, ka qelluar me armë gjahu në dorën e majtë dhe pjesën e barkut, shtetasin:    A.S, 51 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura