PIKANTET/ Reja i hakërrehet Zhirusë, Salihi qetëson Hysajn. Kaos në hyrje, ja çfarë nuk u pa në TV

SHPËRNDAJE

Festë, inaugurim i një stadiumi që nuk është parë kurrë më parë në Shqipëri, kampionët e botës që luajnë në vendin tonë dhe… humbje. 

Tifozet

Panorama Sport” sjell momentet pikante që nga kontrollet e sigurisë, ngatërresat me urdhrat e policisë në hyrje deri edhe te momentet e fundit të takimit.

* Siguri maksimale në hyrjen e tifozëve. Minimalisht dy kordonë kalohen nga tifozët. Kontroll i imtësishëm për femra dhe për meshkuj.

* Rreth 80 minuta para nisjes së takimit, krijohet kaos me futjen në stadium. Policia vendos edhe urdhra absurdë, duke mos njohur as bejxhet e mediave, për shumë minuta. Në fillim ndërhyn shefi i medias në UEFA dhe më pas… tjetër ndërhyrje nga FSHF-ja. Shkaku? Sepse Kryeministri është në ceremoninë e inaugurimit… Për siguri, para hyrjes në impiant, ka edhe kontroll me qen antieksploziv për mjetet.

76952114_2446456855453529_3534178285497876480_n

* Kaos me tifozët ndryshe të Kombëtares. Personat invalidë, që kanë marrë një ftesë nga FSHF-ja për të qenë në ndeshjen me Francën, por për momentin janë të ndaluar jashtë stadiumit. Atyre u thonë se nuk ka ashensor dhe për momentin nuk kanë mundësi të futen.

* Futja e tifozëve nis herët. E nëpër shkallët e stadiumit, përveçse ka bare të pozicionuara për të marrë pije, ka edhe kamerierë që shërbejnë me tezgë një gotë me lëng apo edhe me birrë. Risi në stadiumet tona…

hysaj1

* Teksa priteshin ekipet që të nisnin nxehjen, sistemi i vaditjes së fushës vihet në punë. Është ora 19:45 dhe në cepin ku ishte vendosur grupimi “TKZ” (porta ku u shënuan dy golat), ndodh një incident. Rrebeshi i ujit vaditës kalon edhe nga tifozët, të cilët vërshëllejnë fuqishëm në shenjë proteste… Në Shqipëri, tifozët lagen edhe në një impiant të mbuluar.

* Është momenti për ekipet që të nisin nxehjen. Ultrasit kuqezinj nisin të këndojnë: “Shqipëri ole, unë ty të kam nënë, ti mu djalë më ke, Shqipëri ole”. Me këtë kor të “Tifozave Kuq e Zi”, portierët janë të parët që nisin nxehjen e 2 minuta më pas, në orën 19:52, del e gjithë skuadra. Reja, si për ta bërë festë, nxjerr të 23 lojtarët që të bëjnë nxehjen. Në një moment, rezervat kuqezi nuk i binden ndihmësit të Rejas dhe e lënë përgjysmë. Nisin të përshëndesin tifozët.

* Në momentin kur spikeri i stadiumit lexon formacionin francez, në orën 20:25, ka vërshëllima nga të pranishmit. Më tej, sapo nis leximi i Kombëtares, të gjithë në kor thonë mbiemrat e lojtarëve.

* Ora 20:30 starton edhe ceremoninë e inaugurimit të stadiumit të ri “Air Albania”. Koreografi me rreth 400 fëmijë dhe të rinj, veshur me të bardha, në mesin e fushës. Këndojnë edhe këngëtarët Flori Mumajesi, i cili ngre peshë tifozët me “Kuq e Zi”; Aurela Gaçe me “Xhamadani vija-vija” si dhe Era Istrefi me këngën që hapi festën e finales së Botërorit 2018. Më tej, këngëtarja ndjek ndeshjen nga tribuna VIP bashkë me motrën e saj, gjithashtu këngëtare, Nora Istrefi. Ka festë fishekzjarrësh.

* Në orën 20:35, teksa pritej me padurim nisja e ndeshjes, i gjithë stadiumi brohoret “Rama ik”. Thirrje që zgjat për disa çaste.

* Besa Kokëdhima këndon himnin e Francës. Vërshëllehet nga i gjithë stadiumi. Më pas edhe himni shqiptar i kënduar nga Juliana Pasha.

* Koreografi spektakolare nga “TKZ”, ku shfaqet një shqiponjë mbi stadiumin e vjetër “Qemal Stafa”: “Këtu shqiponjat kanë folenë”, shkruhej. Ndërkohë, “Illyrian Elite” kanë shpalosur banderolën: “Defend Albania” (Mbro Shqipërinë). Tifogrupi “Plisat” shpalosin: “Këtu plisi merr shkëlqim. Këtu strehë ka ideali”. “Rama ik”, është një tjetër strishë që shpaloset gjatë ndeshjes. Gjithashtu, “Hallexhinjtë”, është banderola ironike e “TKZ” ndaj anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së që shpaloset sërish.

* Reja e nis dhe mbaron ndeshjen në këmbë me stil “Alla Konte”, duke komentuar dhe sugjeruar çdo vendosje dhe çdo pasim. Deshamp del vetëm për të këshilluar Varan dhe qetësuar Zhirunë.

* Në minutën e tetë, kur Shqipëria pësoi golin e parë, trajneri italian shpërthen në britma, duke u kthyer nga stoli: “Çfarë bëjnë këta? Nuk shohin me sy?”

* Pas vetëm 10 minutash, italiani i “hakërrehet” Bares dhe Gjasulës. Me shenja, shpjegon se duhet shpërndarë loja në të gjithë fushën dhe se duhet bërë presing në çdo moment.

* Faull ndaj Bares dhe Tolizo tregon vlera prej kampioni. Kërkon ndjesë dhe bën “Fair Play” me mesfushorin shqiptar.

* Fusha duron vetëm 17 minuta. Nis edhe ngritja e plisave të dheut.

* Duhen 28 minuta që Deshamp ta lërë stolin dhe të dalë nga pankina.

* Pas golit të dytë, trajneri i “Gjelave” ka një shpjegim për Varan.

* Në minutën e 37-të, Reja “ndjek nga pas” aksionin e Shqipërisë drejt zonës së Francës. Arbitri i katërt i kujton zonën e tij, por italiani ka justifikim dhe me gjeste i tregon se fare pak doli…

* Në minutën e 60-të, dëmtimi i Lengle shqetëson Deshamp që flet me stafin për të marrë konfirmim. Reja, këshilla Memushajt dhe Bares.

* Ultrasit “TKZ” orkestrojnë të gjithë stadiumin, teksa të gjithë u bashkohen në brohoritje. Atmosferë elektrizuese.

* Në minutën e 76-të, teksa Varan u dëmtua në duel me Manajn, Zhiru gjendet pranë stolit të Shqipërisë dhe ankohet te gjyqtari. Reja e qetëson dhe më pas edhe xhindoset me francezin…

* Tifozët mërziten shpejt. Humbja i largon para fundit të sfidës.

* Sapo mbaron ndeshja, Hamdi Salihi i afrohet Hysajt, duke e përqafuar. Qetësim për humbjen? Apo… zëvendësimin.

OLSI TUJANI

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.