Pikantet e Tirana-Kastrioti/ “O presor këtë s’e bën asnjëri”, ngacmime dhe batuta, ja çfarë ndodhi në “Selman Stërmasi”

Oct 22, 2020 | 15:19
SHPËRNDAJE

Ndeshja është luajtur pa praninë e tifozëve. Gjithsesi, rreth 100 të pranishëm ishin në stadium për të ndjekur sfidën. I pranishëm në stadium ishte lojtari i Kastriotit, Sebino Plaku, i cili ka një dëmtim të vogël. Po kështu edhe dy presidentët e skuadrave.

122115629_2714369925485779_7791185616719944539_o

Husein dhe Torasa kanë për të sqaruar shumë gjëra gjatë pjesës së parë. Nuk mbarojnë ngacmimet mes tyre, derisa gjyqtari Beqiri vendos të ndëshkojë me të verdhë argjentinasin për një goditje me top. Elton Kale dhe Filip Najdovski kanë qenë të pranishëm në stadium për të ndjekur takimin. Najdovski madje u stërvit dhe më pas ndoqi sfidën me Kastriotin.

Nuk kanë të mbaruar batutat gjatë ndeshjes. Është një histori e gjatë me fjalë nga pankinat që nuk mbarojnë. Në një anë Egboja dhe Vangjeli kanë një komunikim të hapur. “O presor këtë s’e bën asnjëri”, bërtiste nga mbrojtja korçari. Nga ana tjetër nigeriani e këshillonte pak më vonë: “Kristi, Kristi, ngri kokën, Tora ishte i lirë”. Këshillë për një top të vonuar dhe të pasuar tjetërkund nga Vangjeli.

Loja e ashpër për disa minuta bëhet mbret në fushë. Janë disa dyluftime. Toli me Da Silvën, Husein me Torasën që e lëshojnë shkelmin. Në një moment për të qetësuar situatën ndërhyn Kristi Vangjeli. “O Çele (i drejtohet kapitenit të Kastriotit) folu një çik këtyre të tuve”. Bëhet fjalë për goditjen që jep Da Silva i Kastriotit Tolit brenda zonës së rreptësisë së Tiranës. Më pas loja shtrohet dhe nuk është se ka ndërhyrje të ashpra.

Gjatë gjithë pjesës së parë dhe të dytë Ramazan Ndreu bën për ujë të ftohtë lojtarët e tij. Si fillim e kap me mbrojtësin e majtë. “O Prodan dorë për dorë të ikën, afër ore, afër. Qëndroji afër nuk ke punë me të tjerët. Qëndroji lojtarit tat”. Pas kritikave dhe ndonjë fjalë e mirë. Gjithsesi, Bardhi është ai që shfazon Ndreun. “Po mendoje, mendoje o Bardhi. Mos e paso kot. O Bardhi shiko përpara se më çmende”.

Në minutën e 77-të, Kastrioti pretendon për një penallti për prekje me dorë të Tafës. Prekja ekziston, po dora është në pozicion natyral.

Në minutën e 84-t, gjyqtari i ndeshjes, Ardian Beqiri, i kërkon Ramazan Ndreut që të qëndrojë te kuadrati i trajnerëve.

Në fund të ndeshjes, disa nga lojtarët që nuk u aktivizuan fare dhe ata që luajtën disa minuta vazhduan stërvitjen, ndërkohë që pjesa tjetër u largua nga stadiumi.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura