PIKANTE SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Gjyqtari zhvesh Shehin në debutim, ora elektronike i bën lëmsh tifozët

Aug 18, 2018 | 9:25
SHPËRNDAJE

Përveç tensionit dhe dhunës nga tifozët, sfida hapëse e kampionatit pati edhe momente të tjera pikante që nuk janë parë në televizion. “Panorama Sport” evidenton momentet më interesante brenda dhe jashtë fushës…

ndeshja-ne-korce-1

* Në Korçë çelet edicioni i 80-të i kampionatit të futbollit dhe gjithçka nis me një ceremoni para startit të takimit mes kampionëve në fuqi të Skënderbeut dhe Partizanit si sfidues. Sfida nis menjëherë elektrizuese në tribunë ku nuk mungojnë që në fillim, pa startuar takimi, ofendimet në distancë mes dy tifozërive. Nëse tifozët e nisin me sharje e ofendime këtë sezon futbollistik në dy pankinat respektive ka korrektësi e përqafime. I tillë është takimi mes Shehit dhe Gegës.

* Starti i sezonit të ri në Korçë vjen me ndryshime dhe mangësi në të njëjtën kohë. Ajo që binte në sy menjëherë ishte mungesa e megafotos së Tefik Osmanit në tribunën D të stadiumit, e hequr pak ditë pasi korçari zgjodhi të vijonte karrierën në Durrës. Ndërsa, në anën tjetër ora elektronike në stadium nuk funksionoi për asnjë sekondë, duke u kthyer në shqetësim për gazetarët kryesisht, por edhe për tifozët.

*Një stadium i mbushur në masë të madhe ishte ai i ndeshjes së djeshme në Korçë ku më shumë se 5000 sportdashës zgjodhën të shihnin ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit nga shkallët e stadiumit “Skënderbeu”. Edhe në tribunat VIP nuk munguan të zakonshmit me Ardjan Takajn dhe Arlind Boshkun në kampin bardhekuq të shoqëruar nga Filo e Fakiç. Ndërsa, në anën tjetër të kuqtë kishin mungesën e madhe të Gaz Demit, por Olsi Rama dhe Genc Tomorri qëndronin në ballë të të kuqve.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura