PIKANTE/ Mesi i “torturoi” me 4 gola, shikoni komentin epik të Eibarit për superyllin e futbollit

Feb 22, 2020 | 22:24
SHPËRNDAJE

Pavarësisht se u shkatërrua nga Lionel Mesi dhe Barcelona 5-0 ditën e sotme, klubi i Eibarit i është përulur klasit dhe madhështisë së yllit argjentinas.

ERZIQ1XW4AUf8xY

Pasi “Pleshti” realizoi golin e katërt personal dhe katërtin për Barcelonën, një postim në “Tëitter” të klubit të Eibarit ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave të huaja. Duke parë sa të pamundur e kishin të ndalonin Mesin sot, Eibari pranoi të duartrokiste 32-vjeçarin për spektaklin që dha sot në fushë.

“Vuajmë prej teje, të durojmë ty. Dhe nuk kemi asnjë arsye tjetër, por të qëndrojmë në këmbë dhe të duartrokasim”, shkruhet në njoftimin e klubit të Eibarit duke u gjunjëzuar para klasit të Mesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura