PIKANTE LUFTËTARI-KASTRIOTI/ Leksion nga tifozët dhe thirrje kundër trajnerit

Aug 19, 2018 | 9:31
SHPËRNDAJE

Në ndryshim nga ajo që ndodhi dy ditë më parë në Korçë, dje në Gjirokastër ishte një “fair play” i vërtetë, edhe pse në ambientet e brendshme kishte vetëm 15 stjuartë të një shoqërie private. Në fund tifozët e Luftëtarit duartrokitën gjatë ekipin e Kastriotit. Këto, por jo vetëm janë disa nga pikantet që sjell “Panorama Sport”.

bandicam 2018-08-18 17-50-13-649

* Topin e parë nga qendra në mënyrë simbolike e shkelmoi ish-kapiteni legjendar i Luftëtarit, Neritan Novi, i cili ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare dy ndeshje në vitet ’90. Në orën 14:30 janë punonjësit e policisë rrugore që kufizojnë perimetrin rreth stadiumit, duke mos lejuar parkimin e makinave.

* Një orë para fillimit të takimit, forcat e rendit u vendosën në ambientet jashtë stadiumit, ndërsa policët privatë ndanë detyrat, duke u shpërndarë në pistë dhe në tribunat qendrore.

* Në minutën e 78-të shpërtheu impianti i vaditjes pas portës së mbrojtur nga Klajdi Kuka. Pati ilaritet në stadium, ndërsa loja u ndërpre rreth 1 minutë, derisa uji u ndal nga punonjësit e stadiumit.

* Në minutën e 85-të trajneri slloven i Luftëtarit, Millosh Kostiç, u kontestua gjatë nga tifozët gjirokastritë pas zëvendësimit të Xhekson.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura