PIKANTE| Flamurtari-Partizani/ “O KÇK”, vlonjatët thumba Ramës. Drejtori dhe Lerda të acaruar

Nov 11, 2019 | 22:28
SHPËRNDAJE

Flamurtari dhe Partizani u ndanë në një barazim 1-1 në sfidën e ditës së djeshme, ndërkohë “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante nga sfida në Vlorë:

flamurtari partizani

-Sokol Kushta mes Flamurtarit dhe Partizanit. Ish-sulmuesi u takua në fushë përzemërsisht me drejtorin Rama dhe Genc Tomorin. Madje, bënë edhe foto. Kushta bisedon për disa minuta me Ramën.

-4 vlonjatë te Partizani: Telushi, Idrizaj, Tushi dhe Hyseni. Dy të parët kanë qenë në formacionin kryesor, ndërsa dy të dytët në stol. Alesio Hyseni përshëndetet me tifozët.

-6 minuta para nisjes së ndeshjes ulet në pankinë ishtrajneri Dritan Sadedini. Sërish në rreshtin e dytë ku ishte ulur herën e parë.

-Luan Birçe shkon takon trajnerin Ledra para nisjes së takimit.

-Në minutën e katërt të ndeshjes Bajraktareviçit i grisen çorapet dhe del nga loja e shkon drejt pankinës. Fizioterapisti shkon dhe i merr në dhomat e zhveshjes çorape të tjera. Futet në fushë dy minuta më vonë.

-Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, ka ndjekur ndeshjen mes Flamurtarit dhe Partizanit, i shoqëruar nga bashkëshortja. Pas ndeshjes serbi qëndroi në hollin e stadiumit për më shumë se 20 minuta. Përpara se të ikte ai u takua me trajnerin Luan Birçe, të cilin e përgëzoi: “Bravo! Ekipi luajti me zemër dhe për këtë e keni ju meritën kryesore”.

-Forca të shtuara të Policisë së Shtetit jashtë stadiumit. Brenda impiantit kanë qëndruar vetëm shefat e policisë.

lerda

-Koret e tifozëve të Partizanit pushtojnë stadiumin “Flamurtari”, duke krijuar atmosferë për të dyja ekipet. Prej kohësh Flamurtarit i mungon grupimi “Flota Kuqezi”, që është zëvendësuar nga një grup fëmijësh.

-Në Vlorë ka edhe vlonjatë që janë tifozë me Partizanin, edhe pse në përditshmëri janë kuqezinj. Dy prej tyre, babë e bir, Osmën e Algert Harizi. Ata e ndoqën ndeshjen nga tribuna, ndërsa ishin për një lojë të bukur. “Sot jemi për një lojë të bukur. Arbitri na hoqi kampionatin me Bylisin tre vjet më parë”, shprehet Osmën Harizi, që i referohet Partizanit. Ndërsa djali tjetër dje e ndoqi ndeshjen me “guerrilasit”.

-Birçe në përfundim të pjesës së parë nuk shkon direkt në dhomat e zhveshjes, por ulet në pankinë për disa minuta dhe ndez cigaren.

-Olsi Rama e ndjek në këmbë pjesën e dytë të ndeshjes. Gjatë gjithë 45 minutave të dyta, Rama nuk ul fare, por qëndroi pranë policëve dhe ndiqte me vëmendje lojën dhe shpesh dukej i tensionuar.

-Tifozët, “kunja” drejtorit Olsi Rama. “Lerda ik”. “O KÇK”. Pas ndeshjes Rama është parë tejet i mërzitur dhe i nervozuar. Ai qëndroi për disa minuta pranë fushës e më pas shkoi te dhomat e zhveshjes.

-Tejet i acaruar edhe trajneri italian i Partizanit, Franko Lerda. Duket se të gjithë e kishin me gjykimin, pasi edhe Tomori po shikonte një video dhe po komentonte. Pas këtij momenti Lerdës i bie telefoni dhe duket të komunikojë i buzëqeshur.

E. Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura