Pickimet e insekteve çojnë deri në vdekje, Ylli Merja: Çfarë të përdorni për dezinfektim

| 11:53
SHPËRNDAJE
 

ylli-merja-768x432-1

Shëndeti jonë është i rrezikuar seriozisht nga disa specie të vogla siç janë instektet. Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore thotë se duhet të ruhemi kryesisht nga merimanga e zezë apo akrepët. Pickimet e tyre arrijnë deri në vdekje për shkak të përhapjes së shpejtë të helmit që lëshojnë në trupin e njeriut. Proteina e këtyre insekteve krijon alergji të rënda tek në njerëzit dhe duhet trajtuar menjëherë. Vendet më të të shpeshta ku gjenden këto gjallesa janë vendet e hapura si në pellgje uji, kanale apo edhe në terren të thatë.

“Në rast pickimi nga mushkonjat- thotë Merja, -duhet ta shpërlajmë vendin me ujë deti për shkak të vlerave dezinfektuese të kripës. E shtypim pak vendin që të dalë proteina helmuese dhe e mbajmë me akull si edhe e lyejmë me propolis e rigon.” Një mënyrë tjetër për të ndaluar veprimin e mëtejshëm të helmit në trup këshillohet lyerja me krem rigoni, krem mente dhe sherebele për të çaktivizuar reaksionin. Në një bisedë në studion e emisionit “Vila 24” me moderatoren Androniki Kolka, në “News24”, Merja flet për një mënyrë krejt të veçantë për të eleminuar ecurinë e reaksionit te picikimit në gjak.

Ai këshillon përtypjen e lëkurës se dardhës së egërm njohur ndryshe si gorrica dhe njomjen e vendit të pickuar me këtë masë. Lëngu i përftuar bluarja e lëkurës së dardhës qetëson ndjeshëm përsonat e sulmuar nga insektet. Më tej Merja tregon për “kurthet që mund t’u ngrihen mushkonjave dhe për t’i mbajtur larg shtëpive tona, ndërsa prezanton edhe një bimë e cila pastron toksinat dhe shërben në përzierje detoksi, siç është trëndafili i malit. Përveç këtyre këshillave, Merja thotë se nëse mbajmë në ballkon vazo me rigon të njomë apo degë domatesh, mushkonjat nuk afrohen për shkak të aromës së këtyre bimëve.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.