“Peshqit e mëdhenj”/ Reagon ambasadori Lu: Prokurorë dhe politikanë, ku janë rezultatet?

Jan 31, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

Ambasadori Amerikan në Shqipëri Donald Lu ka reaguar në lidhje me deklaratat e tij të mëparshme.

Me anë të një postimi të ambasadës Amerikane në Facebook, LU u drejtohet të gjithë politikanëve, policëve dhe prokurorëve dhe shkruan; Ku janë rezultatet.

postimi i lu

Postimi i plotë

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”

Ambasadori Donald Lu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura