Pesë net spektakël, starton Festa e Birrës në Korçë, kryeson “Birra Korça”! Mbi 100 mijë vizitorë vendas e të huaj

Aug 17, 2023 | 7:20
SHPËRNDAJE

Në Korçë nisi mbrëmë Festa e Birrës Korça, një ndër festat më të mëdha verore që do të vijojë për 5 net me radhë. Qindra mijëra qytetarë u dyndën që natën e parë në qytetin e serenatave.

Capture

Pritet që numri i turistëve të arrijë deri në 100 mijë vizitorë gjatë pesë ditëve të festës. Një kënd i rëndësishëm është shtëpia e “Birrës Korça”.

Në këtë kënd turistët do të kenë mundësi të shijojnë muzikë live, “Birrën Korça”, si edhe gatimet tradicionale. Ndër vite turistët kanë zgjedhur Shtëpinë e Birrës për të qenë sa më pranë festës. “Birra Korça” ka në dispozicion 12 stenda për të kënaqur turistët.

Capture

Janë 17 vite suksesi, pasi nga viti në vit kjo festa ka arritur përmasat e saj duke u kthyer në një nga festat më të mëdha verore në Shqipëri. Festa e Birrës në Korçë zhvillohet për të 17 vit radhazi. Turistë nga i gjithë vendi dhe të huaj do të jenë pjesë e festës më të madhe verore.

Menaxherja e “Shtëpisë së Birrës”, Arsenida Gjiriti, ftoi të gjithë turistët që të mos humbasin shijen e “Birrës Korça”. Gjithashtu, ajo sqaroi në një intervistë për “News 24” se “Shtëpia e Birrës” ka ardhur me një risi dhe se do të shërbehet me një çmim promocional për të gjitha netët e festës së birrës. “Ofrohet një gatim tradicional dhe padyshim birra më e mirë, ‘Birra Korça’. Këto ditë kemi vendosur një çmim promocional për klientët tanë. U uroj të gjithë shqiptarëve që gëzojnë festën me ‘Birrën Korça’”, u shpreh menaxherja e Shtëpisë së Birrës Korça.

KORCAA-691x450

Në qytetin juglindor të Shqipërisë ofrohet birrë dhe produkte lokale. Mblidhen njerëzit nga brenda dhe jashtë vendit. Trokiten gotat, derdhet rrëke birra dhe dëgjohet muzikë e mirë. E gjitha kjo nën logon “Festa e Birrës”. Fakti që në Korçë kemi një festë të tillë, lidhet me traditën e hershme të korçarëve në prodhimin e birrës dhe gjithashtu me faktin tjetër se birra vazhdon edhe sot të jetë në krye të prodhimit në Korçë.

“Festa e Birrës”, e shndërruar në një festë të bukur verore, ka arritur që ta shënojë Korçën si pikë chekin-i të preferuar gjatë sezonit veror, pavarësisht se Korça detin e ka shumë larg. Prandaj ftesa jonë në destinacion, është që të shkojmë në Korçë për Festën e Birrës. Një herë në vit, korçarët nisin festimet e birrës, një festival që zyrtarisht zgjat pesë ditë dhe që ndiqet nga shumë mysafirë. Qyteti zgjohet, rrugët janë të mbipopulluara, si kurrë më parë, ka radhë në dyqane. Korçarët nxitojnë të përfundojnë të gjithë punët para drekës, sepse pasdite nis ‘Festa e Birrës’, një paradë festive që ia ndryshon ritmin qytetit, duke i dhënë një ritëm të ri.

Capture

ATMOSFERA

Festivali u themelua në vitin 2007 dhe përgjatë këtyre viteve ka tërhequr pa fund vizitorë. Fuçi, gota birre, qofte dhe kërnacka, ky është refreni i festës, ku ylli i festës është sigurisht birra. Ky është argëtimi që vjen nga Festa e Birrës. Te “Pazari i Vjetër”, por edhe te sheshi para stadiumit, shihen me qindra tavolina druri dhe çadra të bardha, nga ku çdokush merr ndjesinë e një ekskursioni në ajër të pastër.

Pjesëmarrësit gjithashtu dëgjojnë muzikë të mirë tradicionale dhe kërcejnë dorë për dore me të panjohur. Ose mund t’u bashkohen zërit të qindra të tjerëve në serenatat korçare, apo të dëgjojnë timbrin e kitarës në lojën e grupeve performuese. E gjitha kjo është shumë frymëzuese për mbrëmjet e nxehta të gushtit. Dhe për familjet me fëmijë kjo festë ka paramenduar gjithçka. Një kënd i veçantë, larg alkoolit, me lojëra zbavitëse dhe animatorë në dispozicion, ku prindërit mund të zbaviten me fëmijët e tyre, me animacione dhe lojëra gjithëpërfshirëse. Përtej birrës, “Festa e Birrës” është gjithashtu një mundësi për të gjithë turistët që të shëtisin e të ndalojnë në disa atraksione kryesore të qytetit.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura