Përse Keisi zihet më shumë me Stresin? 5 të këqijat e një lidhjeje në distancë

Nov 12, 2018 | 14:04
SHPËRNDAJE

Bashkëshortja e reperit të njohur Stresit, Keisi duket se e vuan faktin që është larg tij. Këtë gjë e ka zbuluar vetë ajo në blogun që ka hapur së fundi.

Keisi ka rrëfyer se largësia është shumë e vështirë dje jo vetëm për faktin e mungesës fizike.

keisi

Në blogun e saj, bashkëshortja e streasit ka renditur 5 gjërat negative të një lidhjeje në distancë:

1. “Më mungon gjithmonë … A duhet të them më shumë se kaq?”

2.Ndonjëherë jeta merr një rrjedhë… Puna, shkolla, gjumi, dhe të kesh një marrëdhënie me distancë të largët, kërkon përpjekje të vazhdueshme për t’i mbajtur gjërat në rrugën e duhur …”.

3.Gjithkush ka argumente, por kur nuk je aty personalisht, ashtu siç mund të zgjidhen gjërat lehtësisht përmes komunikimit, mund të ndodhë e kundërta.

stresi keisio

Ndaj dhe Keisi tregon se edhe një shprehje e thjeshtë “Nuk doja të të zgjoja”, e bën të mendojë “pse” dhe sjell keqkuptime të vazhdueshme.

4.Keisi tregon se është e vështirë të vijojë karrierën ose të zgjedhë një punë që i lejon të udhëtojë çdo muaj, kështu që ajo i lë planet e saj në pritje derisa të jenë përgjithmonë së bashku në një vend.

5.Edhe pse të dy janë shqiptarë dhe ndajnë shumë vlera, nuk kanë të njëjtat opinione.

“Një arsye e madhe për këtë është për shkak të faktit se ne jetojmë në dy vende të ndryshme, të cilat shpesh ndjehen si dy botë të ndryshme dhe duke qenë larg, i bëjnë këto dallime të duken më të mëdha”.

keisi4 stresi keisi stresi keisi

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura